Art&Argëtim

Jimmy Kimmel do të jetë prezantues i 'Oscars 2023: Nderi i madh ose një 'kurth', faleminderit Akademisë

Njoftimi vjen disa ditë pasi Kimmel zgjati marrëveshjen e tij për të vazhduar kontratën me ABC për të paktën tre vjet të tjera për show e tij Jimmy Kimmel Live, i cili është në sezonin e tij të 23-të.

7 Nëntor 2022, 16:10 Nga e.k
Jimmy Kimmel do të jetë prezantues i 'Oscars 2023: Nderi i
Jimmy Kimmel

SHBA- Jimmy Kimmel do të jetë sërish prezantues i Oscars 2023, këtë e kanë bërë të ditur producentët ekzekutiv të ceremonisë së çmimeve, Glenn Weiss dhe Ricky Kirchner. Kimmel tani i bashkohet Jerry Lewis, Steve Martin, David Niven dhe Conrad Nagel si prezantues për të tretën herë radhëzi në çmimet Oscars.

"Të ftohesh për të organizuar Oscars për herë të tretë është një nder i madh ose një kurth. Sido që të jetë, unë jam mirënjohës ndaj Akademisë", tha Jimmy Kimmel në një deklaratë.

Njoftimi vjen disa ditë pasi Kimmel zgjati marrëveshjen e tij për të vazhduar kontratën me ABC për të paktën tre vjet të tjera për show e tij Jimmy Kimmel Live, i cili është në sezonin e tij të 23-të.

jimmy kimmel

Sondazh

Poll