Politike

“Paligjshmëria po u merr në qafë”, Braçe reagon ashpër për falsifikatorët e biletave: S’është lojë

29 Gusht 2019, 13:29 Nga DOSJA
“Paligjshmëria po u merr në qafë”, Braçe

TIRANË- Zëvendëskryeminsitri Erjon Braçe ka reaguar  për arrestimin e 8 personave të përfshirë në falsifikimin e biletave të urbanit ditën e djeshme. Në një reagim në rrjete sociale, Braçe shprehet se pagimi i taksave nuk është lojë, teksa iu kërkon qytetarëve të jenë të ligjshëm. Sipas Braçes nuk ia vlen t’i hysh rrugës së  mashtrimit për 40 lekë, siç është rasti i biletave.

Postimi i plotë i Erjon Braçes: 

VAZHDONI MERRENI ME TE QESHUR! NUK ESHTE LOJE! PALIGJSHMERIA PO U MERR NE QAFE! NUK U KERKON KURRKUSH ASGJE TJETER VEC TE JENI TE LIGJSHEM, TE PAGUANI TAKSAT!

Vjet ne dhjetor pak pas miratimit te paketes fiskale, prita e degjova ne Kuvend, perfaqesues nga sipermarrja e transportit urban. Me listuan disa shqetesime dhe,
per cdo shqetesim kishin edhe llogarine pas, ate llogari ekonomike mbi baze te te ciles kerkuan edhe nje here, ose subvencionim, ose rritje te cmimit te biletes, ose perjashtim ose ulje te tatimeve!

Kur pashe te dhenat e inspektoreve te hetimit tatimor Rajoni Qendror-ata zbuluan skemen, kuptova qe xhiroja, te ardhurat e tyre, as qe ishte reale; ishte produkt i fallsifikimit, mashtrimit, vjedhjes dhe evazionit; Ishte me e vogel se realisht, thjesht e vetem prej mashtrimit.

Per pasoje, llogaria ekonomike qe me bene sy me sy ishte e rreme! Vijoj te mendoj se, mosdokumentimi i cdo transaksioni te kryer per ti ikur tatimeve e taksave, per te marre favore e deri rimbursim, eshte shkelje e shumefishte e ligjit; JU MERR NE QAFE!

Ti hysh rruges se mashtrimit edhe per 40 leke-sic keto biletat, nuk ja vlen, nuk ju duhet! Rrini te ligjshem, fitoni ate qe ju takon, paguani tatimet per ate qe qarkulloni e per ate qe fitoni; Shiheni, ju kushton shume me lire!

Ne na duhet vec kjo; Te jeni te ligjshem, te punoni e fitoni, nuk na duhet as bllokimi e nuk na duhen as prangat per ju! Vec ate qe ka percaktuar ligji! Aaa dhe nje gje; Mos genjeni!
Mbi te gjitha mos genjeni duke e pare tjetrin ne sy!

Ditën e djeshme u arrestuan 4 pronarë të kompanive të transportit publik në Tiranë, dhe 4 punëtorë. Të arrestuarit, falsifikonin biletat, për të shmangur detyrimet tatimore. Në pranga bosi i Ferlutit dhe Tiranës së Re. Fatos Vrapi, ortak biznesi me Blendi Gonxhen. Sekuestrohen 150 mijë bileta, me vlerë 60 mln lekë të vjetra.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet erjon brace skema e mashtrimit me bileta urbani aksioni anti-informalitet erjon brace skema e mashtrimit me bileta urbani

Sondazh

Poll

Politike 29 Gusht 2019, 07:34

Shqipëri– Një ditë më parë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati doli kundër vendimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimet e drejtorëve në Shkodër. Pakënaq...