Aktualitet

Banonte në Francë, por... Arrestohet shqiptari në Spanjë, kishte 23 kilogramë marijuhuanë në bagazh

Droga ishte e shpërndarë në 30 pako të mbushura në vakum.

7 Nëntor 2022, 16:47 Nga k.m.
Banonte në Francë, por... Arrestohet shqiptari në Spanjë,
Droga në mjetin e shqiptarit


SPANJË- Arrestohet një 37-vjeçar shqiptar në Spanjë. Garda Civile ka arrestuar një person në La Jonquera (Alt Empordà), i cili u përpoq që të kalonte kufirin me 23 kilogramë marijhuanë të fshehura në bagazhin e makinës së tij.

Droga ishte e shpërndarë në 30 pako të mbushura në vakum.

Agjentët e kanë kontrolluar mëngjesin e së premtes, 4 nëntor, dhe pasi e kanë gjetur drogën në mjetin e shqiptarit banues në Francë, i kanë vendosur prangat. Gjykata në Figueres ka marrë përsipër çështjen, por ende nuk është dhënë dënimi për shqiptarin, që ende nuk është identifikuar./ara.cat

arrestohet shqiptari ne spanje spanje

Sondazh

Poll