Art&Argëtim

"Jam e trishtuar të shoh veten kështu"/ Klaudia Pepa guxon me foton e fundit, shfaqet me akne dhe pa filtra

Klaudia Pepa është rikthyer në Shqipëri pas një kohe të gjatë, ku është pjesë e panelit të jurisë së spektaklit të kërcimit "Dance ëith Me', bashkë me balerinin Ilir Shaqiri dhe aktorin Ermal Mamaqin.

7 Nëntor 2022, 10:58 Nga a.l
"Jam e trishtuar të shoh veten kështu"/ Klaudia Pepa guxon
Klaudia Pepa

TIRANË- Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa e cila tashmë është në panelin e jurisë së "Dance With Me", ka vendosur të publikojë një foto pa filtra e me akne. Foton e postuar në "Instagram", Pepa e shoqëron me një shkrim të gjatë ku shprehet se po përjeton një periudhë të vështirë dhe stresuese teksa, tregon fytyrën e saj të acaruar dhe plot me akne. 

Jam pak e trishtuar. Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt. Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin. Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj. Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar. Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi. Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, -shkruan Klaudia Pepa.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

Klaudia Pepa është rikthyer në Shqipëri pas një kohe të gjatë, ku aktualisht është pjesë e panelit të jurisë së spektaklit të kërcimit "Dance With Me", bashkë me balerinin Ilir Shaqiri dhe aktorin Ermal Mamaqin./ Dosja.al

klaudia pepa

Sondazh

Poll