Art&Argëtim

“Burrin e kujt puth ti”/ Kamera e fshehtë fut në kurth Genën, gruaja e këngëtarit ‘përplaset’ me balerinën

Por, gruaja e Genës që është njëkohësisht dhe menaxherja e tij, u afrua dhe i kërkoi balerinës që të dilte jashtë me të e të sqarohej.

6 Nëntor 2022, 23:36 Nga F.M
“Burrin e kujt puth ti”/ Kamera e fshehtë fut në kurth
Gena dhe Lori

TIRANË- Këngëtari Gena u përball me një ‘kurth’ që e futi bashkëshortja e tij, Lori në bashkëpunim me Luana Vjollcën. Teksa këndonte në “Zemër Luana”, një nga balerinat iu afrua dhe e puthi në faqe. Situata agravoi në xhelozinë e supozuar të Lorit, e cila ishte në dijeni të gjithçkaje.

Por, gruaja e Genës që është njëkohësisht dhe menaxherja e tij, u afrua dhe i kërkoi balerinës që të dilte jashtë me të e të sqarohej.

“Hajde dalim pak jashtë, burrin e kujt puth ti,”- tha ajo.

Gena shihet që qëndron i heshtur dhe përpiqet më pas të qetësojë Lorin duke i thënë se e gjitha është një shfaqje të cilës duhet t’i përshtaten.

“Atëherë vazhdo me shfaqjen,”- ia ktheu Lori, por më pas situata u sqarua dhe Gena kuptoi që bëhej fjalë për një kamerë të fshehtë.  

gena lito lori lito

Sondazh

Poll