Bota

Kërkoi të thyente rekordin prej 813 km/h, pilotja dhe prezantuesja amerikane vdes në mënyrë tragjike

29 Gusht 2019, 09:55 Nga DOSJA
Kërkoi të thyente rekordin prej 813 km/h, pilotja dhe prezantuesja

SHBA– Shoferja e garave, Jessi Combs, e konsideruar si “gruaja më e shpejtë në katër rrota”, u vra në një aksident automobilistik duke u përpjekur të thyejë rekordin e saj.

Automjeti i Combs u rrëzua të martën në shkretëtirën Alvord, ku ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, thanë në një deklaratë oficerët në shtetin veriperëndimor të SHBA, Oregon.

39-vjeçarja, fitoi titullin e saj si  “gruaja më e shpejtë” në vitin 2013, kur ajo arriti 641 kilometra në një orë, dhe policia tha që përplasja fatale ndodhi ndërsa ajo ishte duke u përpjekur të arrinte një tjetër rekord, 813 km/h.

Combs e humbi jetën në të njëjtën makinë që provoi të thyente rekordin tre vite më pare. “Shqiponja Supersonike” quhej makina që i mori jetën pilotes dhe prezantueses amerikane.

Jessi Combs njihej dhe si prezantuese pasi ishte shaqur në programacione të ndryshme televizive në SHBA. Ajo u përpoq edhe më parë të thyejë rekordin e saj gjatë tetorit të shkuar, por nuk ja arriti.

Sipas mediave të huaja, ajo ishte në gjendje të tejkalonte shpejtësinë e saj të mëparshme për të arritur në 483 milje në orë, por një problem mekanik nënkuptonte që rekordi nuk mund të vërtetohej zyrtarisht.

Burimi: The Telegraph

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                                                                   

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gruaja më e shpejtë në botë jessi combs vdes pilotja e garave gruaja më e shpejtë në botë jessi combs vdes pilotja e garave

Sondazh

Poll