Bota

Arrestohet në Turqi bosi i mafies serbe, një 45 kriminelët më të kërkuar në Europë. Lufta mes dy klaneve ka shkaktuar mbi 50 viktima

Bojaniç kërkohej nga Interpoli pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar si i implikuar në kontrabandën e drogës ndërkohë akuzohet gjithashtu për vrasjen e serbit Risto Mijanoviç.

7 Nëntor 2022, 12:08 Nga e.k
Arrestohet në Turqi bosi i mafies serbe, një 45 kriminelët
Kompleksi i vilave ku banonte Zeljko Bojaniç

TURQI- Policia turke ka arrestuar bosin e mafias serbe Zeljko Bojaniç. Ai u arrestua në një kompleks vilash në lagjen Sarıyer të Stambollit ditën e dielë. Bojaniç kërkohej nga Interpoli pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar si i implikuar në kontrabandën e drogës ndërkohë akuzohet gjithashtu për vrasjen e serbit Risto Mijanoviç.

Forca të shumta policie rrethuan kompleksin e vilave ku fshihej Bojaniç pasi kishin dyshime se aty mund të ishte varrosur trupi i Mijanoviç një anëtar i klanit kriminal Skaljari, i cili ishte në 'luftë' me klanin Kavaç të Bojaniç që nga viti 2014. Klani Kavaç u fajësua për vrasjen e bosit të Skaljarit Jovan Vukotiç në Stamboll në shtator, shkruan media turke Daily Sabah.

Transmetuesi turk CNN Türk raportoi se Bojaniç, i cili njihet me pseudonimin “Boris”, ishte ndër 45 kriminelët më të kërkuar të Evropës dhe hyri në Turqi me një pasaportë false që mbante emrin “Andeleë Belcheë Jordan”. 

Mediat kanë raportuar se anëtarët e një bande turke, kreu i së cilës po mbahet në Itali, janë paguar rreth 1 milion euro (975,495 dollarë) për vrasjen e Vukotiçit. Vukotiç, i kërkuar nga Serbia, u kap në Turqi tre vjet më parë dhe u ekstradua në Serbi, ku u lirua pas një gjyqi. Ai me sa duket u kthye në Turqi me një ID dhe pasaportë false, si Bojanic. Rreth 50 njerëz janë vrarë në grindjet e dy klaneve që nga viti 2014.

zeljko bojaniç risto mijanoviç

Sondazh

Poll