Bota

Tensionet në veri të Serbisë, qyteti i Leposaviç mbushet me flamuj e mbishkrime: Këtu është Serbi

Situata e krijuar në veri, ka bërë që kjo zonë të mbushet më shumë se zakonisht me flamuj e mbishkrime të tilla.

7 Nëntor 2022, 12:05 Nga I.A
Tensionet në veri të Serbisë, qyteti i Leposaviç mbushet
Pankartat

KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës ka bërë që serbët në qytetet e Mitrovicës dhe Leposaviçit të shpalosin flamujt serb. Në mëngjesin e sotëm në rrugët e Leposaviçit janë parë flamuj të shumtë të shtetit të Serbisë. Përpos këtyre flamujve, përgjatë rrugës u panë është pankarta me mbishkrimin “Këtu është Serbi”.

Situata e krijuar në veri, ka bërë që kjo zonë të mbushet më shumë se zakonisht me flamuj e mbishkrime të tilla.

Tensionet në veri të Serbisë, qyteti i Leposaviç mbushet
Flamuj serb

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll