Art&Argëtim

"Për shkak të sëmundjes ju njofton se..."/ Harry Styles ndan lajmin e keq me fansat, anulohen 3 koncertet e Los Angeles

Përmes një shkrimi të gjatë në Instastory Styles shprehet i dëshmpëruar se së fundmi është prekur nga një grip i cili e ka detyruar atë të anulojë përformancën. 

6 Nëntor 2022, 14:23 Nga a.l
"Për shkak të sëmundjes ju njofton se..."/ Harry Styles
Harry Styles

LOS ANGELES- Ylli i popit Harry Styles ka ndarë një lajm të keq për të gjithë fansat e tij të cilët ishin përgatitur për tre koncerte në Los Angeles. Vetëm disa orë para daljes në skenë për të performuar Harry Styles ka njoftuar anulimin e koncerteve për shkak të sëmundjes së tij. Përmes një shkrimi të gjatë në Instastory Styles shprehet i dëshmpëruar se së fundmi është prekur nga një grip i cili e ka detyruar atë të anulojë përformancën. 

Ylli i popit njofton se të treja shfaqjet janë riplanifikuar për në janar.

Kam bërë gjithçka që mundem për të kënduar sonte, por po largohem nga doktori tani dhe jam i dëshpëruar që thjesht nuk është e mundur. Deri tani nuk më është dashur të shtyj asnjë shfaqje për shkak të sëmundjes në 12 vitet që kam bërë turne”, tha Styles. 

Më vjen keq që ky lajm po i afrohet kaq shumë kohës së shfaqjes, por kisha shpresa që do të mund të performoja për ju sonte. E di që disa prej jush kanë planifikuar udhëtime në Los Angeles për të parë shfaqjen dhe kjo do të thotë absolutisht gjithçka për mua. Shfaqjet e datave 5, 6, 7 nëntor do të shtyhen deri në 26, 27, 29 janar 2023. Gjithçka tjetër do të luhet sipas planit”, përfundoi deklarata e Styles.

Përveç shtatë pjesëve të turneut të tij mbarëbotëror, Styles ka nisur një karrierë filmike, kohëve të fundit ai luajti në “Don’t Worry Darling” dhe “My Policeman”, i cili u shfaq në Amazon Prime gjatë fundjavës. Ndërsa, turneu 22-mujor do të përfundojë në Itali vitin e ardhshëm në 2023./ Dosja.al

 

harry styles shtyhen 3 koncerte te los angeles

Sondazh

Poll