Art&Argëtim

Arbana Osmani zbulon ushqimin e preferuar të Eduartit: I ha të gjitha po kërkon më shumë...

Njëkohësisht moderatorja tregoi edhe për marrëdhëniet e Eduartit me futbollin, duke nisur që nga frekuentimet e stadiumeve e deri tek ndeshjet në shtëpi.

6 Nëntor 2022, 21:25 Nga a.l
Arbana Osmani zbulon ushqimin e preferuar të Eduartit: I ha të gjitha
arbana osmani

Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj janë një nga çiftet më të pëlqyer të estradës. Ata nuk ngurojnë të ndajnë me ndjekësit nga përditshmëria e tyre dhe momentet që kalojnë bashkë si familje. Së fundmi e ftuar në emisionin "E Diell" Arbana zbuloi më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale por dhe pasionin për gatimin. Arbana tregoi se partneri i saj i preferon të gjitha ushqimet, por më shpesh kërkon që t’i bëjë sushi.

Edi i preferon të gjitha por që kërkon më shumë sushi. I gatuaj sushi. Se di kush ia ka thënë që ka shumë pak kalori”.

Njëkohësisht moderatorja tregoi edhe për marrëdhëniet e Eduartit me futbollin, duke nisur që nga frekuentimet e stadiumeve e deri tek ndeshjet në shtëpi.

Më merr me zor në stadium. Shkoj sepse më lutet më thotë mos mendo se ishte si ndeshja e kaluar. Unë shkoj se ai është i lumtur. Para se të lindnin fëmijët mund të ulërinte në shtëpi kur shihte ndeshje, ndërsa tani jo, pasi edhe sikur vetëm njëri të zgjohet është problem. Por edhe nuk sheh më aq ndeshje sa ka parë”.

Gjatë bisedës Arbana u pyet për marrëdhënien e saj të ngushtë shoqërore prej vitesh me Xhemi Shehun.

Miqësia me Xhemin është forcuar gradualisht pas E Diell në vitin 2008. Jemi shumë të lidhura është një njeri që ma plotëson shumë bukur jetën time . Ka një humor fantastik dhe është shumë tolerante, më rikthen buzëqeshjen”.

Së shpejti do të nisë “Big Brother VIP 2”, i cili theu rekorde shikueshmërie, një program që do të moderohet nga Arbana. Ajo u shpreh se pavarësisht polemikave në rrjete sociale, e ka treguar që do ta drejtonte sërish “BBV2”.

arbana osmani eduart grishaj

Sondazh

Poll