Bota

Nuk ka shpëtim për bandën famëkeqe shqiptare në Greqi/ Çështja rikthehet në Apel, dëshmitë tronditëse: E moshuara u rrah për vdekje...

Grupi i egër i "Nikos" dhunuan për vdekje të moshuarën në Melissa dhe më pas grabitën shtëpinë e saj

6 Nëntor 2022, 16:01 Nga a.l
Nuk ka shpëtim për bandën famëkeqe shqiptare në Greqi/
foto ilustruese

GREQI- Është rikthyer në Gjykatën e Apelit Çështja për bandën famëkeqqe të grabitësve shqiptarë në Greqi, i quajtur ndryshe si grupi i "Nikos" ku u përfshinë në 30 vjedhje dhe 12 grabitje, njëra prej të cilave shkaktoi një viktimë. Qytetarët të cilët kanë re pre e grabitjeve janë përballur me skena "horrori" nga veprimet e pamëshirshme të shiqptarëve që ishin pjesë e kësaj bande. 

Sipas mediave greke, Grupi i "Nikos" hynte në shtëpitë e bamorëve në Atikë, i dhunonte ata e më pas grabisnin gjënë më të vlefshme që kishin në shtëpi. Njëri prej rasteve të dhunës rezultoi fatale për 87-vjeçaren në Melissa. E moshuara në të gdhirë të 5 marsit 2016 mori goditjet e egra të hajdutëve shqiptarë me kapuç në kokë dhe fytyrë dhe pak orë pasi doli nga spitali ajo mori frymën e fundit dhe dëshmoi se: "Jetoj përgjithmonë në Melissia Attica në një apartament në katin e parë të një shtëpie dykatëshe me motrën time. Më datë 05.03.2016 dhe rreth orës 04:30, tre autorë të panjohur të cilët ishin ngjitur në ballkon nga bazat e hekurit të ashensorit të jashtëm të shtëpisë, kanë thyer një pjesë të grilave prej druri dhe më pas xhamin e dritares. Një sulmues hyri në dhomën e motrës sime dhe sulmuesi tjetër hyri në dhomën time ku unë isha duke fjetur. Filloi të më godiste fort me grushte në fytyrë duke kërkuar që t'i tregoja ku i kemi paratë. Sulmuesi i tretë kontrolloi të gjithë shtëpinë ndërsa ne ishim të palëvizur në shtretërit tanë. Më pas e çuan motrën time nga dhoma e saj në dhomën time, ku na lidhën së bashku, duke përdorur një rrip pëlhure që kishin bërë në atë kohë duke grisur një çarçaf. Autorët hoqën unazat që kishim në duar unë dhe motra ime. Gjithashtu një arkivol me bizhuteri ari nga dhoma ime. Vlera e bizhuterive ishte afërsisht 5000 €. Më pas autorët janë larguar, njësoj si kanë hyrë në shtëpi. Më lejoni t'ju them se sulmuesi që imobilizoi motrën time mbante një armë. Nuk kam ruajtur asnjë karakteristikë të autorëve pasi mbanin kapuç dhe doreza. Gjithçka që mbaj mend është se ai fliste mirë greqisht. Sapo grabitësit u larguan thirrëm policinë dhe më çuan në spital. Unë bëra një test depistues dhe u largova pas disa orësh. Sulmuesi që më goditi ishte shumë i dhunshëm dhe goditjet e tij ishin veçanërisht brutale. Fytyra ime ishte e fryrë dhe e mavijosur”.

Motra e viktimës, theksoi se banda e shqiptarëve janë larguar rreth orës 05:30, ndërsa shtoi se autorët flisnin mirë greqisht dhe mbanin doreza lëkure të zeza./ Dosja.al

grupi i "nikos" ne greqi

Sondazh

Poll