Bota

Situata në veri të Kosovës, Begaj bisedë telefonike me Osmanin: Inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve për...

Begaj shkruan se ka inkurajuar vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

6 Nëntor 2022, 15:49 Nga a.l
Situata në veri të Kosovës, Begaj bisedë telefonike me
foto ilustruese

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës, lidhur me situatën në veri, pas dorëheqjes së përfaqësuesëve të Listës Serbe në Kosovë. 

Përmes një postimi në rrjetin sociale facebook, Begaj shkruan se ka inkurajuar vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiç nga posti i ministrit. Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç./Dosja.al

vjosa osmani bajram begaj dorehqeja e listes serbe ne kosove

Sondazh

Poll