Bota

Ish-komandanti i NATO-s për situatën në veri: Kur Putin të humbë luftën dhe Vuçiç të kthejë Serbinë nga perëndimi mund të arrihet dialogu

Clark në fjalimin e tij ka shpjeguar dhe si mund të ndalen Putin dhe Vuçiç me planet e tyre destabilizuese që rrezikojnë luftë dhe tensione në Europë.

6 Nëntor 2022, 09:16 Nga d.a.
Ish-komandanti i NATO-s për situatën në veri: Kur Putin të
Wesley Clark

KOSOVË- Ish-komandanti i NATO-s dhe gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark në fushatën për mbështetjen e kandidatit demokrat Max Rose në Staten Island NY ka folur edhe për Kosovën dhe skenaret ruso-serbe.

Clark në fjalimin e tij para komunitetit shqiptar në New York, ka shpjeguar dhe si mund të ndalen Putin dhe Vuçiç me planet e tyre destabilizuese që rrezikojnë luftë dhe tensione në Europë.

"Mendoj se bisedimet do të mbeten pezull derisa Putin të mundet në Ukrainë dhe presidenti Vuçiç të kthejë politikën e Serbisë nga lindja në perëndim të Europës dhe jashtë të kaluarës dhe drejt së ardhmes"-u shpreh Clark.

Gjatë fjalimit të tij për zgjedhjet e 8 nëntorit për kongresin amerikan dhe rëndësin e këtyre votimeve, Clark u përqëndrua dhe te lufta për çlirimin e Kosovës, porosia e Klintonit për Kosovën, Lufta në Ukrainë si dhe skenaret ruso-serbe.

"Lufta ka mbaruar, Serbia duhet të respektojë faktin që Kosova është e pavarur dhe Kosova duhet të pranojë që në shtetin e saj jetojnë njerëz që kanë etnitet serb"- shtoi Clark.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

wesley clark tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll