Sport

Mourinho e ironizoi, Tare tërheq kritikat për "kompeticionin e humbësve": Tani dua ta fitoj atë…

Lazio u eliminua nga Europa League dhe do të vijojë aventurën europiane në Conference League, një kompeticion i cili së fundmi është quajtur si “Kompeticioni i Dështakëve” nga ana e drejtorit të Lazios, Igli Tare.

5 Nëntor 2022, 11:53 Nga DOSJA

Mourinho e ironizoi, Tare tërheq kritikat për "kompeticionin e

ITALI-Lazio u eliminua nga Europa League dhe do të vijojë aventurën europiane në Conference League, një kompeticion i cili së fundmi është quajtur si “Kompeticioni i Dështakëve” nga ana e drejtorit të Lazios, Igli Tare. Ky i fundit ka dashur të bëjë një sqarim për këtë kompeticion.

Ndërsa ka folur për mediat italiane, shqiptari theksoi se duke qenë se ekipi bardhekaltër është në Conference League, atëherë duhet të bëjë gjithçka për ta fituar atë trofe.

“Për rritjen e klubit do të ishte e rëndësishme që Lazio të luante çdo vit në kompeticionet më të mira evropiane, por tani që jemi në Conference League dua që Lazio t’i nderojë ata gjatë gjithë rrugës. Ne duhet të bëjmë më të mirën për të fituar. Një trofe është gjithmonë i rëndësishëm dhe mbetet në vitrinë për përjetësi.”

E.Ç (Dosja.al)

 

lazio tare

Sondazh

Poll