Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: 19 raste të reja, 3 të shtruar në spital

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 430 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 vetëm 19 persona.

5 Nëntor 2022, 17:23 Nga k.m.
Covid-19 në Shqipëri/ MSH: 19 raste të reja, 3 të shtruar
Foto ilustruese

TIRANË- Një situatë e qëndrueshme paraqitet në spital nga pandemia e koronavirusit, ku aktualisht po marrin trajtim 3 pacientë. Ndërsa prej javësh nuk janë shënuar viktima dhe rastet janë të pakta. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 430 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 vetëm 19 persona.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

19 persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 430 testime që janë kryer. 9 raste pozitive janë në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kurbin, Fier, Lushnje, Gjirokastër. Janë 214 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,112 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 430

Testime totale 1,999,594
Raste pozitive 331,919
Raste të shëruara 328,112
Raste Aktive 214
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Vlorë 19
Fier 15
Gjirokastër 9
Durrës 8

Berat 5
Shkodër 5
Elbasan 3
Korçë 2
Lezhë 1

ministria e shendetesise pandemia e koronaviruesit ne shqiperi

Sondazh

Poll