Aktualitet

Brenda varrezave të gomones plot me rrënoja, Mirror: Ç'lënë pas emigrantët, paratë u maarrin banda shqiptare dhe kurdët

Vetëm 50 metra më tej përgjatë plazhit është një thes gjumi pranë një këpuce të lagur, me një gomone tjetër të grisur. Këto janë varkat e kurthit të vdekjes me të cilat kontrabandistët po mbushin refugjatët e dëshpëruar.

5 Nëntor 2022, 17:12 Nga k.m.
Brenda varrezave të gomones plot me rrënoja, Mirror:
Foto nga bregu i Francës

BRITANI E MADHE- Çorapeja e një vogëlushi, këpucë dhe një bluzë e Disneyland Paris, këto kanë mbetur pas shkatërrimit të një gomoneje në Kanalin anglez. Një shtrirje plazhi afër Dunkirkut në Francën veriore i ngjan një varreze me gomone nga ku emigrantët e dëshpëruar nxitojnë të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm - të organizuar nga bandat kriminale - përpara se të fillojë dimri.

Vetëm 50 metra më tej përgjatë plazhit është një thes gjumi pranë një këpuce të lagur, me një gomone tjetër të grisur. Këto janë varkat e kurthit të vdekjes me të cilat kontrabandistët po mbushin refugjatët e dëshpëruar. Po shënohet pothuajse saktësisht një vit që kur 27 njerëz vdiqën duke u përpjekur të kalonin nga Franca në Angli. Ollie McAllister, drejtuese e ekipit në bamirësinë Care4Calais, e cila ofron mbështetje për refugjatët, ishte në Francën veriore vitin e kaluar kur ndodhi fatkeqësia.

"Asgjë nuk ka ndryshuar," tha ajo për Mirror nga një kamp në Calais.

“Është vërtet e thjeshtë - duhet të ketë një vend këtu në Francë ku ata mund të aplikojnë për azil në Angli dhe më pas ata mund të transferohen në mënyrë të sigurt. Qeveria flet gjithmonë për bandat e kontrabandës, por një qendër pune këtu në Francë do i linte pa punë. Do të shkatërronte industrinë e kontrabandës sepse nuk do të kishte nevojë për to.

Të martën mbrëma, një varkë e mbushur plot me refugjatë, kryesisht nga Afganistani, u ndal “në mes të detit”. Khalid, një 21-vjeçar nga Afganistani, tha: Ishte shumë e frikshme. Telefonova policinë dhe na shpëtuan. Ne ishim atje për katër orë. Kishte shumë gra dhe fëmijë. Por unë nuk do të humbas paratë e mia dhe do të provoj përsëri.

Mesatarisht kushton rreth 1500 euro për pasagjer, ndërsa paratë shkojnë për bandat e kontrabandës, kryesisht nga Kurdistani dhe Shqipëria. Kurdi Rewan Gerdr, 28 vjeç, u nis për në Turqi, ku takoi kontrabandistët kurdë të cilët organizuan udhëtime që e futënfshehurazi përmes Bullgarisë në Hungari, nëpërmjet Serbisë.

Më pas ai u dërgua përmes Evropës Qendrore për në Gjermani dhe përfundimisht mori rrugën për në Francë. Rewan, një shef kuzhine, ka gjashtë muaj që është rrugëve, gjë që i ka kushtuar 10 mijë euro, të cilat i ka dhënë hua xhaxhai i tij në Londër./Mirror

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll