Aktualitet

Skanerit iu ul fuqia kur kaloi kokaina? Si kaluan 33.5 kg drogë nga porti i Durrësit, sinjali u dha nga 'partnerët'

Sinjalizimi për lëndën narkotike u mor nga partnerët, të cilët kanë informuar autoritetet shqiptare për një sasi të konsiderueshme kokaine.

5 Nëntor 2022, 16:01 Nga k.m.
Skanerit iu ul fuqia kur kaloi kokaina? Si kaluan 33.5 kg drogë nga porti i
Porti i Durrësit

DURRËS- 2 punonjësit e Portit të Durrësit, të arrestuar nga Policia e Shtetit për ngarkesën e zbuluar prej 33.5 kg kokainë, akuzohen se ulën fuqinë e pajisjes skanuese. Sipas TvKlan, ky dyshim që ka ngritur grupi hetimit vjen pasi nga analizimi që skaneri i bëri kontejnerit që vinte nga Ekuadori, nuk u evidentua asnjë gjurmë e lëndës narkotike që fshihej në brendësi të kutive me banane.

Sinjalizimi për lëndën narkotike u mor nga partnerët, të cilët kanë informuar autoritetet shqiptare për një sasi të konsiderueshme kokaine. Pavarësisht se skaneri nuk konstatoi prezencë kokaine, Policia e Durrësit ushtroi kontrolle të imtësishme në kontejnerë, bazuar në riskun që paraqesin ngarkesat që vijnë nga Amerika Latine, ndërsa qeni anti-drogë gjeti dhe sasinë e fshehur të kokainës që vjen nga Ekuadori. Në të njëjtin konteiner, mendohet se ishte dhe produkti i një kompanie tjetër, por ky detaj nuk është konfirmuar nga Policia e Shtetit.

Pasi është nisur, ngarkesa ka ndaluar në Cristobal (Panama), në Greqi dhe si përfundim ka shkuar në Goia Tauro në Itali, më pas ndalesa e fundit është porti i Durrësit. Megjithatë deri tani janë zbuluar vetëm 33.5 kg kokaine, e droga e kapur çoi në pranga dy punonjësit, e skanerit në Portin e Durrësit, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj. Arrestimit nuk i shpëtoi as administratori i kompanisë, Ziko, Petrit Demishaj, ndërsa presidenti i saj, Trifon Murataj, u shpall në kërkim. 

porti i durrësit droge ne banaking

Sondazh

Poll