Aktualitet

FOTO/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen me njëra-tjetrën makinat, dy persona të lënduar

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën si dhe më pas me bordurat mbrojtëse anash rrugës. 

5 Nëntor 2022, 16:56 Nga I.A
FOTO/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen me
Pamje nga aksidenti

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Papër. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën si dhe më pas me bordurat mbrojtëse anash rrugës. 

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona. të cilat janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i aksidentit dyshohet se është shpejtësia si dhe lagështia e rrugës për shkak të reshjeve.  

Në vendngjarje kanë shkuar policia së bashklu me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjatjes. Ndërkohë që pamjet e mëposhtme tregojnë si janë bërë makinat pas përplasjes.

aksident në aksin elbasan-peqin

Sondazh

Poll