Aktualitet

I dënuar në Itali me 25 vite për vrasje e rrëmbim, lihet në burg Ilir Paja, pritet ekstradimi në vendin fqinj

Lënia në burg e 49-vjeçarit është bërë me qëllim që të ekstradohet në shtetin fqinj ku rezulton i dënuar me 25 vite e 4 muaj për vrasje në bashkëpunim si dhe rrëmbin personi. 

5 Nëntor 2022, 16:49 Nga I.A
I dënuar në Itali me 25 vite për vrasje e rrëmbim, lihet
Ilir Paja

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ilir Pajën ditën e sotme. Mësohet se Paja u la në burg pas arrestimit në Laprakë, pasi rezulton i shpallur në kërkim në Itali. 

Lënia në burg e 49-vjeçarit është bërë me qëllim që të ekstradohet në shtetin fqinj ku rezulton i dënuar me 25 vite e 4 muaj për vrasje në bashkëpunim si dhe rrëmbin personi. 

Paja, njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane pasi është arratisur dy herë nga burgu ne mënyrë spektakolare, por në Shqipëri u la i lirë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Historia e tij kriminale nisi në mars të vitit 2008 pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në Tiranë, por u lirua pasi pretendte se vuante nga një sërë sëmundjesh. Më pas, shkoi në Itali dhe Gjykata e Apelit në Milano e dnëoi me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, por u arratis nga burgu. 

ilir paja

Sondazh

Poll