Politike

Sali Berisha njofton orën e protestës së 12 nëntorit: Do takohemi në orën 16:00

Po ashtu, nuk ngurroi që të kërkonte ndaj qytetarëve që t'i bashkoheshin tubimin kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 

5 Nëntor 2022, 12:03 Nga k.m.
Sali Berisha njofton orën e protestës së 12 nëntorit: Do
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar këtë të shtunë se protesta e datës 12 nëntor do të mbahet në orën 16:00 të pasdites. Kryedemokrati ka bërë me dije se ora 16:00, do të jetë ora e shqiptarëve. Po ashtu, nuk ngurroi që të kërkonte ndaj qytetarëve që t'i bashkoheshin tubimin kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, ai ka deklaruar se protesta e 12 nëntorit do jetë më e fuqishmja që ka njohur vendin, duke akuzuar Ramën për vjedhje e korrupsion masiv.

FJALA E BERISHËS:

Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërise dhe të këtij vendi. PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe. Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor. Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi. Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnam. Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë. Por sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primarëve në Shqipëri. Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet. Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka. Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë. Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtet.it, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës.

sali berisha berisha 5 nentor 2022

Sondazh

Poll