Aktualitet

Moti i keq/ Durrësi zgjohet nën pushtetin e ujit, bllokohen rrugët kryesore. Vështirësi në qarkullim

Disa prej akseve në lagjen 16 dhe 17, kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve, pasi uji ka vërshuar në trotuare. Edhe aksi i brendshëm që të çon drejt stadiumit “Niko Dovana”, në disa prej segmenteve është zgjuar nën ujë.

5 Nëntor 2022, 10:16 Nga e.k
Moti i keq/ Durrësi zgjohet nën pushtetin e ujit, bllokohen
Pamje nga përmbytjet

DURRËS- Durrësi është zgjuar sot nën 'pushtetin' e ujit për shkak të reshjeve të shumta të shiut që përfshinë vendin mbrëmjen e djeshme e që do të vazhdojnë përgjatë ditës së sotme. 

Disa prej akseve në lagjen 16 dhe 17, kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve, pasi uji ka vërshuar në trotuare. Edhe aksi i brendshëm që të çon drejt stadiumit “Niko Dovana”, në disa prej segmenteve është zgjuar nën ujë.

Situata e motit ka ndikuar edhe në veprimtarinë operacionale të Portit të Durrësit, ku pas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, anijet e tonazhit të ulët dhe të peshkimit ndodhen të akostuara në kalata, deri në një urdhër të dytë, për rikthimin në normalitet. 

durres

Sondazh

Poll