Bota

'Bëhuni gati', Donald Trump deklaron se mund të garojë për President në 2024

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve Trump tha se ai nuk i ka humbur zgjedhjet e shkuara pasi atij ia kanë vjedhur, Kjo sipas tij e shtyn edhe më shumë që të jetë sërish një kandidat për në Zyrën Ovale. 

4 Nëntor 2022, 18:52 Nga e.k
'Bëhuni gati', Donald Trump deklaron se mund të garojë
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur se mund të garojë përsëri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024. Deklaratat ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri gjatë një takimi në Ioëa ku po mbështeste  kandidatin republikan për zgjedhjet e 8 nëntorit për Kongresin amerikan. 

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve Trump tha se ai nuk i ka humbur zgjedhjet e shkuara pasi atij ia kanë vjedhur, Kjo sipas tij e shtyn edhe më shumë që të jetë sërish një kandidat për në Zyrën Ovale. Trump ka nisur një tour takimesh elektorale në mbështetje të kandidatëve republikan për zgjedhjet e Kongresit.

"Bëhuni gati, dhe bëhuni shpejt" tha Trump.

Ish-presidenti Donald Trump është vënë në 'shënjestër' nga drejtësia amerikane, pasi jo shumë kohë më parë pas kontrollit të FBI-së në rezidencën e tij në Florida, agjentët federalë gjetën dokumente të klasifikuara ndërkohë Trump po përballet me akzuën se nuk ka fshehur të ardhur dhe nuk ka deklaruar taksat. Ditën e hënë Trump i kërkoi Gjyjkatës së Lartë  të ndërhyjë për të parandaluar që një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të ketë qasje tek deklaratat e tij të taksave për arsye që ai thotë se janë të motivuara politikisht.

shba donald trump

Sondazh

Poll