Aktualitet

Artan Hoxha: Eldi Dizdari dhe vëllai i tij janë arrestuar në Dubai! Ushqimet dhe ‘takimet’ speciale në qeli ‘shkrinë’ të gjithë sigurinë e burgut

Artan Hoxha shtoi se Eldi Dizdari dhe i vëllai kishin korruptuar punonjësit për të pasur ushqim më të mirë, takime me familjarë si dhe mbajtjen e një celulari në qeli. Pikërisht ky i fundit është bërë shkak për zbulimin e korrupsionit, pasi Dizdari përdorte një lloj aplikacioni për të cilin FBI-ja kishte sinjalizuar autoritetet vendase.

4 Nëntor 2022, 17:59 Nga F.M
Artan Hoxha: Eldi Dizdari dhe vëllai i tij janë arrestuar në
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, kreu i kartelit 'kompania Bello' është arrestuar në Dubai bashkë me të vëllanë. I ftuar në "Zona Zero", Hoxha thotë se të dy janë arrestuar për korrpsion dhe se çështja nuk ka lidhje me dosjet në Shqipëri apo Itali. Sipas gazetarit, vëllezërit Dizdari akuzohen se kanë korruptuar punonjësit e burjgeve në Dubai, gjatë kohës që qëndronin në qeli pas arrestimit në shkurt të vitit 2020.

Artan Hoxha shtoi se Eldi Dizdari dhe i vëllai kishin korruptuar punonjësit për të pasur ushqim më të mirë, takime me familjarë si dhe mbajtjen e një celulari në qeli. Pikërisht ky i fundit është bërë shkak për zbulimin e korrupsionit, pasi Dizdari përdorte një lloj aplikacioni për të cilin FBI-ja kishte sinjalizuar autoritetet vendase. Si përfundim, 22 punonjës të burgut ishin shkarkuar nga detyra. 

"Të vetmit të ndaluar në Dubai janë vëllezërit Dizdari, Eldi dhe vëllai i tij, jo për atë çështje. Ai dyshohet se ka korruptuar autoritetet e Dubait. Janë vendosur 22 efektivë në pranga sepse i kishin lejuar që t’i shkonin ushqime të mira brenda në burg, të kishte takime kur rregullat janë të ashpra. Gjithashtu dhe një program me një celular që ishte futur brenda menjëherë pasi u ‘thye’ Sky. FBI njoftoi që brenda në burg ishte futur një celular i tillë dhe u bë alarm. Nisën hetimet. Ndaj ai ndodhet në burg, se të ishte për çështjet me Shqipërinë dhe Italinë, ai do të ishte i lirë dhe do të vijonte me aktivitetin e tij. Jo për gjë, por atje Eldi Dizdari është biznesmen, ka investuar,"- tha Hoxha.

artan hoxha eldi dizdari denis matoshi

Sondazh

Poll