Aktualitet

Arrestimi i ‘UFO-s' në Tiranë, Ilir Paja mbahej nën vëzhgim prej muajsh, iu përgjua telefoni. Prangat iu vunë në lokal

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet italiane, por edhe kthimi në Shqipëri, nuk i ka dalë sipas llogarive.

4 Nëntor 2022, 16:45 Nga k.m.
Arrestimi i ‘UFO-s' në Tiranë, Ilir Paja mbahej nën
Ilir Paja

TIRANË- 3 muaj e kanë mbajtur në vëzhgim dhe më pas Ilir Pajës i janë vendosur prangat.Pas 5 vitesh arrati, Ilir Paja është arrestuar mbrëmjen e të premtes në zonën e Laprakës nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana. I njohur ndryshe edhe me nofkën “Ufo”, 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet italiane, por edhe kthimi në Shqipëri, nuk i ka dalë sipas llogarive.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se agjentët e Policisë Kriminale që e ndiqnin hap pas hapi, e kishin siguruar informacione se në këtë zonë, Paja fshihej tek të afërmit e tij. Gjatë kohës që e vëzhgonin, kishin nisur dhe ta mbanin nën përgjim tek njëri prej numrave telefonik që Paja përdorte, çoi edhe në zbulimin e vendeve ku ai qëndronte.

Ndërkohë që në momentin e arrestimit përdorte dokumente të rregullta, ndërsa gjatë arrestimit i është sekuestruar dhe një shumë prej 5 mijë eurosh. 

Paja, njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane pasi është arratisur dy herë nga burgu ne mënyrë spektakolare, por në Shqipëri u la i lirë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Historia e tij kriminale nisi në mars të vitit 2008 pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në Tiranë, por u lirua pasi pretendte se vuante nga një sërë sëmundjesh. Më pas, shkoi në Itali dhe Gjykata e Apelit në Milano e dnëoi me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, por u arratis nga burgu. 

 

ilir paja arrestohet ilir paja

Sondazh

Poll