Aktualitet

Përfshihet nga zjarri bimësia në malin e Moravës në Korçë. Dyshohet se në zonë ka municione nga koha e luftës

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga Dosja.al shihet sesi vatra e zjarrit ka shkaktuar re tymi në zonë. Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk dihet por era e fortë ka ndihmuar në përphapjen e shpejtë të flakëve.

4 Nëntor 2022, 16:52 Nga e.k
Përfshihet nga zjarri bimësia në malin e Moravës në
Pamje nga vatra e zjarrit

KORÇË- Një zjarr ka përfshirë bimësinë në malin e Moravës në Korçë. Zjarri mund të jetë vazhdimi i zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në afërsi të Gurit të Capit. Siç shihet edhe në foton e siguruar nga Dosja.al shihet sesi vatra e zjarrit ka shkaktuar re tymi në zonë. Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk dihet por era e fortë ka ndihmuar në përphapjen e shpejtë të flakëve.

Përfshihet nga zjarri bimësia në malin e Moravës në
Pamje nga vatra e zjarrit

Për fikjen e vatrave të zjarrit krahas punonjësve të shërbimit zjarrfikës janë të angazhuar dhe 40 forca të ndërmarjes së shërbimeve publike të bashkisë së Korçës. Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërgyrjen me mjete zjarrfikëse prandaj ekipet e ngritura po mundohen ta vënë vatrën e zjarrit nën kontroll me mjete rrethanore.

Mësohet se zjarri është nën kontrollin e zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur në kohë. Kjo është vatra e katërt e zjarrit në qarkun e Korçës. Mësohet se në zonën e Gurit të Capit zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa situata përbën rrezik për punonjësit zjarrfikës pasi në atë zonë mendohet se edhe municione të fshehura që nga koha e luftës.

zjarret ne vend korce

Sondazh

Poll