Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ 'Benz-i' përplaset me fugonin, plagosen 3 persona mes tyre dhe i mituri

Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat.

4 Nëntor 2022, 16:47 Nga a.l
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ 'Benz-i'
Aksident ne Gjirokaster-Kakavije

GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti. Një mjet tip “Benz” është përplasur me një fugon. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona mes tyre dhe një fëmijë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit , ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë mosrepsketimi i sinjalistikave rrugore, shpejtësia përtej normave të lejuara ose parakalim i gabuar. 

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak: Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”, është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident në aksin gjirokastër-kakavijë makina përplaset me bordurën

Sondazh

Poll