Aktualitet

Përkeqësimi i motit, ndalohet për 2 ditë lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit në Vlorë

Në njoftimin e bërë publik për mediat Kapiteneria thotë se ky vendim është marrë për sigurinë e mjeteve lundruese. Masa do të zgjasë për datat 4 dhe 5 nëntor. 

4 Nëntor 2022, 17:34 Nga e.k
Përkeqësimi i motit, ndalohet për 2 ditë lundrimi për
Foto ilustruese

VLORË- Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar ditën e sotme se për shkak të motit të keq që pritet në dy ditët në vijim ka urdhëruar pezullimin e dhënies së lejes së nisjes për të gjitha mjetet lundruese të vogla jashtë gjirit të Vlorës. Në njoftimin e bërë publik për mediat Kapiteneria thotë se ky vendim është marrë për sigurinë e mjeteve lundruese. Masa do të zgjasë për datat 4 dhe 5 nëntor. 

NJOFTIMI I KAPITENERISË VLORË:

1.Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 04 deri 05 Nëntor 2022 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-Jugperëndim në forcën 4-5bft, 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 10-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 2.20 metra. 

2. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA KANË MARË MASA PËR SIGURIMIN E TYRE.

4. Njoftohen të gjitha drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  04 deri 05 Nëntor 2022. 

5. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 05 Nëntor 2022.

Moti i keq ka mbërthyer zonat bregdetare ditën e sotme. Përgjatë paraditës së sotme ka pasur vranësira dhe erë të fortë që ka bërë që dhe Porti i Durrësit të ndalojë daljen në det të peshkarexhave. Moti mori 'kthesë' këtë fundjave dhe situata në zonat bregdetare pritet të jetë në 'alarm të kuq' për dy ditët në vijim.

porti i vlores

Sondazh

Poll