Art&Argëtim

Tom Brady dhe Gisele Bunchen zyrtarisht single, çifti planifikoi divorcin për të ndarë pronat dhe pasurinë

U pretendua se legjenda e NFL, e cila thuhet se ka vlerë rreth 333 milionë dollarë, do të fitojë pronësinë e plotë të rezidencës prej 17 milionë dollarësh të vendosur në ishullin Indian Creek të Miami

3 Nëntor 2022, 12:50 Nga a.l
Tom Brady dhe Gisele Bunchen zyrtarisht single, çifti planifikoi divorcin
Tom Brady dhe Gisele Bunchen

SHBA- Futbollisit amerikan Tom Brady dhe modelja e njohur braziliane Gisele Bunchen kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen. Për hir të pronave dhe pasurisë që dyshja zotëronte, mediat e huaja raportojnë se çifti ka arritur një marrëveshje paramartesore në 2009 për të mbrojtur pasurinë e tyre individuale dhe për të bërë të mundur ndarjen e aseteve. 

U pretendua se legjenda e NFL, e cila thuhet se ka vlerë rreth 333 milionë dollarë, do të fitojë pronësinë e plotë të rezidencës prej 17 milionë dollarësh të vendosur në ishullin Indian Creek të Miami, i cili shpesh quhet ndryshe si "Bunkeri i Miliarderëve". 

Po sipas mediave të huaja, Brady dhe Bundchen rrëmbyen pronën ujore në vitin 2020 përpara se t'a prishnin dhe të fillonin ndërtimin. Sa i përket Bundchen, e cila konsiderohet supermodelja më e paguar në botë me një vlerë neto të vlerësuar prej 400 milionë dollarësh, burimet pohojnë se ajo do të mbajë shtëpinë e tyre të pushimeve në Gadishullin Nicoya në Kosta Rika.

Ajo bleu një shtëpi modeste prej 1.25 milionë dollarësh në Miami Beach në shkurt dhe thuhet se ka blerë një pronë të madhe gjithashtu në zonën e Majamit. Portofoli i ish-çiftit përfshin gjithashtu: një shtëpi në Bahamas, një shtëpi në Yelloëstone Club në Montana dhe apartamentin në NYC ku Bundchen u zhyt teksa thashethemet u përhapën për ndarjen e saj nga Brady.

Dyshja kishin zgjidhur 'kushtet e ndarjes dhe ndarjen e portofolit të tyre të madh të pronave' përpara se Bundchen të paraqiste kërkesën për divorc të premten, më 28 tetor./ Dosja.al

tom brady dhe gisele bunchen zyrtarisht single cifti ndajne asetet

Sondazh

Poll