Politike

25 vite në detyrë, vjen dorëheqja e parë në Shkodër/ Drejtori i AKZM: Jam inxhinier pyjesh që nga ‘96-a (Shkresa)

29 Gusht 2019, 12:35 Nga DOSJA

Shkodër- Pas 25 vitesh punë, vjen dorëheqja që askush se donte.  Mund të duket e pabasueshme por ndodh në Shkodër! Pas 25 vitesh angazhim në Zonat e Mbrojtura në Shkodër, urdhri i Kryeministrit Rama ka detyruar Agim Dardhën që të dorëhiqet nga ky pozicion.
Dosja.al ka siguruar edhe letrën e dorëheqjen ku ky i fundit i ka depozituar titullarit Zamir Dedej.
Agim Dardha ai i cili nuk u prek as gjatë ndryshimeve të pushteteve, nga PS tek PD, nuk është lëvizur asnjëherë nga kjo drejtori për shkak të profesioanlizmit të treguar prej 25 vitesh.
Ai është detyruar qe të dorëhiqet duke ndjekur urdhrin e Kryeministrit Rama, ku për shkak të gjinisë ai nuk do të jetë më Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër.
Agim Dardha gjatë drejtimit të këtij institucioni është një nga zërat më aktivë në mbrojtje dhe promovim të ndatyrës në Shkodër, nga Velipoja në Theth dhe nga Liqeni i Shkodrës në zonën e Liqenin e Komanit.
Ky urdhër edhe pse për shumë nga socialistët është dukur absurd tashmë ka nisur zbatimin, megjithatë mbetet për t’u parë deri ku do të mbërrijë kjo inisiativë të kryeministrit Rama për të zhbërë atë që është ngritur për një rifillim të të gjitha strukturave të PS.

Njëkohësisht sot kanë dhënë dorëheqjen edhe 6 drejtorë të tjerë në këtë qark. Kadri Ymeri – Drejtor i DAR,  Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit, Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë,  Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës,  Edmond Emini – Drejtor i Postës dhe Astrit Beci – Drejtor i Shëndetit Publik.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim dardha dorëheqja e parë në shkodër dorehiqet drejtori i akzm zamir dedej. agim dardha dorëheqja e parë në shkodër dorehiqet drejtori i akzm zamir dedej.

Sondazh

Poll

Politike 29 Gusht 2019, 07:34

Shqipëri– Një ditë më parë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati doli kundër vendimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimet e drejtorëve në Shkodër. Pakënaq...