Aktualitet

E rëndë në Përmet/ 67-vjeçarja kërkon ndihmë në Polici: Djali më dhunon fizikisht dhe psikologjikisht

Pas denoncimit, policia ka vënë në pranga personin e identifikuar me iniciale E. N. 35- vjeçari me iniciale E.N., pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale.

4 Nëntor 2022, 10:14 Nga a.l
E rëndë në Përmet/ 67-vjeçarja kërkon
foto ilustruese

PËRMET- Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në vend. Policia bën me dije se një 67- vjeçare në Këlcyrë ka denoncuar të birin pasi ushtronte sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Nëna 67- vjeçare ka kërkuar ndihmë nga Policia, për të marrë masa lidhur me dhunën e përsëritur që djali i saj i ka shkaktuar. 

Pas denoncimit, policia ka vënë në pranga personin e identifikuar me iniciale E. N.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Këlcyrë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj", njofton policia. 

35-vjeçari me iniciale E.N., pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale. Ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

67- vjecarja denoncon djalin ne polici e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht

Sondazh

Poll