Aktualitet

Tregtonin kokainë nëpër varreza, arrestohen në flagrancë 2 shqiptarët në Itali

Policia kishte ngritur dyshime mbi trafikun e kokainës, pasi dy shqiptarët shkonin në varrezat e Scandianos, ku prisnin klientët për të shitur drogën dhe caktonin takime me telefon. 

4 Nëntor 2022, 09:51 Nga a.l
Tregtonin kokainë nëpër varreza, arrestohen në
Kokaine ne Itali

ITALI- Dy shqiptarë të moshës 45 dhe 29 vjeç, të dy banues në Scandiano, janë arrestuar sot nga policia në Itali. Sipas mediave italiane, shqiptarët të paidentifikuar me emër janë kapur në flagrancë në makinë me 5 doza kokainë të paketuar gati për t'i shitur. Policia kishte ngritur dyshime mbi trafikun e kokainës, pasi dy shqiptarët shkonin në varrezat e Scandianos, ku prisnin klientët për të shitur drogën dhe caktonin takime me telefon. 

Në momentin që janë ndaluar nga policia për kontrolle rutinë, shqiptarët kanë shfaqur shenja nervozizmi duke bërë që forcat policore të kontrollojnë edhe mjetin e tyre. Brenda iu gjetën 5 doza kokainë të paketuara dhe gati për shitje, si dhe një shumë parash prej 800 eurosh. 

Policia ka vijuar kontrollin edhe në banesën ku ata jetonin, ku janë gjetur 3500 euro shtesë të mbështjella, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale./ Dosja.al

arrestohen dy shqiptare ne scandiano trafikonin droge ne varreza

Sondazh

Poll