Art&Argëtim

Paditi Mariah Carey për "All I Want For Christmass Is You", tërhiqet Andi Stone

Stone pretendonte se kënga ishte më para hitit të Carey dhe tha para gjykatës se çështja do të pushonte për momentin ndërsa më vonë ligjërisht mund ta ndiqte sërish. 

3 Nëntor 2022, 11:34 Nga f.g
Paditi Mariah Carey për "All I Want For Christmass Is You",
Andi Stone dhe Mariah Carey

SHBA- Këngëtari dhe kantautori Andi Stone është tërhequr nga padia për yllin e popit, Mariah Carey. Pas padisë që bëri bujë nëqershorin e këtij viti, duke pretenduar se ishte ai që kishte shkruar dhe regjistruar këngën simbol të Krishtlindjeve "All I Want For Christmas Is You”, (gjithçka që dua për Krishtlindje je ti), ai tashmë ka hequr dorë.

Stone pretendonte se kënga ishte më para hitit të Carey dhe tha para gjykatës se çështja do të pushonte për momentin ndërsa më vonë ligjërisht mund ta ndiqte sërish. 

Kantautori që njihet edhe si "Vince Vance" paditi në një gjykatë Federale në Neë Orleans, këngëetaren Mariah Carey ku kërkonte 20 milionë dollarë për këngën, pasi sipas tij, Carey përdori stilin e tij. Këngët i lidh i njëjti titull por edhe pse janë të ndryshme, Stone thotë se Carey nuk i kërkoi leje për të përdorur titullin duke shtuar se kishte fituar para prej tij./Dosja.al

mariah carey andi stone

Sondazh

Poll