Art&Argëtim

'Kam tumor'/ Trondit Sharon Stone, aktorja: U diagnostikova gabim, bëra operacion të panevojshëm

64 vjeçarja iu drejtua grave me një thirrje, që të mos kenë turp dhe të kërkojnë një mjek tjetër për një opinion të dytë. 

3 Nëntor 2022, 10:49 Nga A.B
'Kam tumor'/ Trondit Sharon Stone, aktorja: U diagnostikova gabim,
Sharon Stone

SHBA- Aktorja e njohur Sharon Stone ka zbuluar se ka tumor. Lajmin e trishtë, aktorja e ka ndarë me ndjekësit e saj teksa zbulon se fillimisht ishte diagnostikuar gabim nga mjekët por në fakt kishte tumor që duhej hequr menjëherë.

"Sapo pata një tjetër diagnozë të gabuar dhe procedurë të pasaktë," shkroi ajo në Twitter më 1 nëntor. "Kësaj radhe epidural i dyfishtë. Me dhimbje të përkeqësuara shkoi për një OPINION I DYTË: Unë kam një tumor të madh fibroid që duhet të hiqet."

64 vjeçarja iu drejtua grave me një thirrje, që të mos kenë turp dhe të kërkojnë një mjek tjetër për një opinion të dytë. 

“Do të jem në gjendje për 4-6 javë për shërim të plotë ”, përfundoi ajo. "Faleminderit për kujdesin tuaj. Është çdo gjë mirë'.

Fituesja e Golden Globe postoi gjithashtu një studimi të titulluar, "Gratë vuajnë nga diagnoza e gabuar me shume se burrat, sipas studimeve", duke i këshilluar gratë të lexojnë artikullin./Burimi: Eonline.com

sharon stone

Sondazh

Poll