Aktualitet

180 punonjës administrate pa rroga gjithë verën, kryebashkiaku i Peqinit: Duhet durim, s’kam ç’bëj

29 Gusht 2019, 06:41 Nga DOSJA
180 punonjës administrate pa rroga gjithë verën, kryebashkiaku i

PEQIN– Prej 3 muajsh punonjësit e administratës së Peqinit nuk kanë marrë rrogën. Dosja.al mëson se janë rreth 180 punonjës të cilët nuk janë paguar përgjatë gjithë sezonit veror.

Bëhet me dije se shkaku i vonesave të pagesave janë problemet financiare dhe mos mbledhja e të ardhurave nga vetë bashkia.

I kontaktuar nga Dosja.al, kryebashkiaku i Peqinit Lorenc Tosku bën me dije se ky lajm është i vërtetë.

“Kjo është një problematikë e mbartur nga Bashkia e mëparshme. Postin e kam marrë më datë 17 gusht. Shpresojmë që kjo çështje të marrë zgjidhje sa më shpejt por nuk mund të caktoj një afat. Po rrogat e prapambetura me shumë mundësi do merren njëherësh. Kërkojmë durim,”- u shpreh Tosku për Dosja.al.

Kujtojmë se 4-vjeçarin e fundit, bashkia e Peqinit është drejtuar nga Sajmir Hasalla i PDIU-së. Pas zgjedhjet e 30 qershorit drejtimin e mori Lorenc Tosku, kandidati i PS-së.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia peqin lorenc tosku punonjesit e administrates pa rroga bashkia peqin lorenc tosku punonjesit e administrates pa rroga

Sondazh

Poll