Aktualitet

VIDEO/ Qeni pranë kutive, publikohen pamjet nga sekuestroja e kokainës në 'Banaking', si ishte futur droga mes frutave

Lënda narkotike shihet se është e mbështjellë dhe futur brenda kutive me banane që kishin ardhur nga Ekuadori.

3 Nëntor 2022, 19:49 Nga F.M
VIDEO/ Qeni pranë kutive, publikohen pamjet nga sekuestroja e kokainës
Qeni dhe droga në BanaKing

DURRËS- Pamjet që po shikoni vijnë nga operacioni i zhvilluar këtë pasdite në Portin e Durrësit, aty ku u gjetën dhe sekuestruan 33.5 kilogramë kokainë në ngarkesën e 'BanaKing', pjesë e kompanisë 'ZICO SH.A', në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. 

Në video duket një nga qentë antidrogë që qëndron pranë kutive me banane. Lënda narkotike shihet se është e mbështjellë dhe futur brenda kutive me banane që kishin ardhur nga Ekuadori. Policia bëri me dije se në pranga janë vënë tetë persona, punonjës të kompanisë 'BanaKing' dhe të skanerit në Portin e Durrësit pasi skaneri e kishte nxjerrë të 'pastër' kontejnerin. 

droge ne banaking

Sondazh

Poll