Aktualitet

Sekuestrohet 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit

Droga është zbuluar nga skaneri dhe ishte fshehur në kapakët e frigoriferëve të konteinerit.

3 Nëntor 2022, 18:28 Nga F.M
Sekuestrohet 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit
Porti i Durrësit

DURRËS- Një sasi e konsiderueshme kokaine, 33.5 kilogramë, është sekuestruar në Portin e Durrësit këtë pasdite. Mësohet se droga është gjetur në një konteiner me banane që vinte nga Ekuadori. Droga është zbuluar nga skaneri dhe ishte fshehur në kapakët e frigoriferëve të konteinerit.

Nga Policia e Durrësit nuk ka ende një njoftim dhe nuk dihet nëse ka të arrestuar nga operacioni në fjalë. Pritet që nga momentin në moment të zbardhen më shumë detaje. 

droge ne banaking

Sondazh

Poll