Aktualitet

DETAJE/ Kontejneri kishte 3 ditë në port, qentë antidrogë zbuluan kokainën e fshehur mes bananeve

Operacioni është zhvilluar nga Task-Forca pas informacioneve të marra.

3 Nëntor 2022, 19:06 Nga F.M
DETAJE/ Kontejneri kishte 3 ditë në port, qentë antidrogë
Qen antidrogë

DURRËS- Kontejneri në të cilin u zbuluan 33.5 kilogramë kokainë kishte tre ditë që qëndronte në Portin e Durrësit. Këtë mbrëmje, i është nënshtruar kontrollit pas dyshimeve se brenda tij mund të fshihej diçka e dyshimtë.

Operacioni është zhvilluar nga Task-Forca pas informacioneve të marra. Droga është zbuluar nga qëntë antidrogë që kanë nuhatur kontejnerin e mbushur me banane të ngarkuara në Ekuador. Bananet kishin ardhur në emër të kompanisë 'BanaKing', por nuk dihet nëse ka të arrestuar nga operacioni në fjalë.

banaking porti i durresit droge ne banaking

Sondazh

Poll