Aktualitet

“Kërko falje e s’të falim dot,” qytetarët në Tiranë solidarizohen me të moshuarën e dhunuar në Pejë

Në foto bie në sy dhe prezenca e një fëmije që shkruan pankartat që u lanë në sheshin 'Skëndërbej'.

3 Nëntor 2022, 18:49 Nga e.k
“Kërko falje e s’të falim dot,” qytetarët
Pamje nga protesta

TIRANË- Dhunimi i të moshuarës në Pejë ka sensibilizuar qytetarët e Tiranës, të cilët kanë marshuar mbrëmjen e sotme në sheshin 'Skënderbej' për të mbështetur në mënyrë simbolike të moshuarën dhe për të dënuar kështu dhunën në institucionet e kujdesit. Në foto bie në sy dhe prezenca e një fëmije që shkruan pankartat që u lanë në sheshin 'Skëndërbej'.

“Kërko falje e s’të falim dot,” qytetarët
Pamje nga protesta

Qytetarët që u mblodhën në sheshin 'Skëndërbej' lanë dhe disa mesazhe të shkruara në pankarta ku shkruhej: “Të dua nënë”,  “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës”.

“Për mua është shumë e rëndë kur preket familja, të gjithë e përjetuan shumë rëndë, jemi këtu për të dhënë mesazhin. Familja është mbi gjithçka", tha një qytetare që ishte në protestë.

"Do të donim të kishte më shumë pjesëmarrës. Nuk di ça mendimi të kem. Uroj të marrin atë që meritojnë. Te gjithë të dalin për prindërit e tyre", tha një qytetar tjetër.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll