Aktualitet

VIDEO/ Droga në 'BanaKing', publikohen pamjet nga Porti i Durrësit, 84 kontejnerë të tjerë futen në skaner, vijon kontrolli

84 kontejnerë po kalohen në skander për të parë nëse ka ende sasi tjetër tjetër droge, përveç asaj që është sekuestruar deri më tani.

3 Nëntor 2022, 19:33 Nga F.M
VIDEO/ Droga në 'BanaKing', publikohen pamjet nga Porti i
Policia në Portin e Durrësit

DURRËS- Pamjet që po shikoni vijnë nga Porti i Durrësit, aty ku janë sekuestruar 33.5 kilogramë kokainë në kontejnerët e "BanaKing", në pronësi të kompanisë "ZICO SH.A" e biznesmenit Trifon Murataj. Në pamjet duket se zona është totalisht e rrethuar nga forcat e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu bëhet me dije se 84 kontejnerë po kalohen në skander për të parë nëse ka ende sasi tjetër tjetër droge, përveç asaj që është sekuestruar deri më tani. Nga ana e Policisë së Durrësit nuk ka ende një njoftim zyrtar dhe nuk dihet nëse ka të arrestuar pas operacionit në fjalë. 

porti i durresit droge ne banaking

Sondazh

Poll