Aktualitet

DETAJE plani i vrasjes së Briken Sanajt, makina e krimit hyri nga Kosova, targat iu ndryshuan në Shqipëri

Në momentin kur ka hyrë nga pika doganore, mjeti kishte targa të Kosovës, që më pas i janë ndërruar me një palë të grabitura në kryeqytet. 

3 Nëntor 2022, 16:42 Nga k.m.
DETAJE plani i vrasjes së Briken Sanajt, makina e krimit hyri nga Kosova,
Briken Sanaj

TIRANË- Makina e “BENZ CLS”, e cila u përdor nga autorët për eleminimin e 39-vjeçarit Briken (Skredilajd) Sanaj, mendohet se ka hyrë nga Kosova. Vetëm pak ditë para krimit që tronditi Tiranën ditën e dielë, mjeti ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës. Në momentin kur ka hyrë nga pika doganore, mjeti kishte targa të Kosovës, që më pas i janë ndërruar me një palë të grabitura në kryeqytet. 

Ndaj dhe një grup efektivësh nga Policia e Tiranës ka udhëtuar drejt Kosovës për të mësuar më shumë mbi personin që ka këtë mjet në pronësi, e nëse është në dijeni që mjeti i tij në krimin tek zona e Kodrës së Diellit, ndërsa hetimet janë spostuar edhe në Lezhë. Kamerat e sigurisë të sekuestrura në disa lokale të zonës si dhe në afërsi të lokalit ku vetë viktima ishte i ftuar pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen. Deri më tani dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasës profesionistë, i cili as ka hyrë në zonën e Kodrës së Diellit, por nuk ka lënë asnjë as tek kamerat e sigurisë tek zona ku ka vepruar. 

DETAJE plani i vrasjes së Briken Sanajt, makina e krimit hyri nga Kosova,

Vrasësi ka qëndruar tek pika 1 (shikoni foton më sipër), ndërsa viktima ka qenë vendosur tek pika 2. Killeri u zvarrit për të kaluar gardhin, duke mos lënë asnjë shenjë as tek kamerat e sigurisë. Pasi u largua nga vendi i ngjarjes, autori e dogji makinën në Qafë Kashar, e me siguri dikush tjetër e ka marrë për ta larguar nga Tirana. Dyshohet se 39-vjeçarit i është marrë jeta vetëm për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, dy vëllezërit kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit. 

briken sanaj vritet briken sanaj

Sondazh

Poll