Sport

E bujshme!!! “Të shtunën do të jetë ndeshja im e fundit”, Pique i thotë lamtumirë futbollit me një video prekëse

E papritur. Gerard Pique ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli dhe se kjo e shtunë do të jetë ndeshja e tij e fundit në 'Camp Nou' kundër Almerías, siç ka shpjeguar vetë në një video në rrjetet sociale.

3 Nëntor 2022, 19:04 Nga DOSJA

E bujshme!!! “Të shtunën do të jetë ndeshja im e

SPANJË- E papritur. Gerard Pique ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli dhe se kjo e shtunë do të jetë ndeshja e tij e fundit në 'Camp Nou' kundër Almerías, siç ka shpjeguar vetë në një video në rrjetet sociale.

Në një klip emocional 2-minutësh në të cilin ai ka rishikuar të gjithë karrierën e tij futbollistike që kur mbërriti në La Masía, qendërmbrojtësi ka publikuar një nga lajmet e vitit: tërheqjen e tij nga futbolli profesionist. "Ju, më keni dhënë gjithçka dhe tani që ëndrrat e atij fëmije janë realizuar, dua t'ju them se është koha për ta mbyllur këtu. Unë gjithmonë kam thënë që pas Barçës nuk do të kishte asnjë ekip tjetër dhe kështu do të jetë. Kjo e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou”.

Ndaj, ndeshja kundër Almerías këtë të shtunë në orën 21:00 në Barcelonë merr një ngjyrim shumë të rëndësishëm, pasi do të jetë e fundit e Pique-s me fanellën e Barçës, të paktën në Camp Nou. Mbetet për t'u parë nëse ndeshja kundër Osasunas të martën e ardhshme do të jetë ajo përfundimtare dhe me të cilën ai do të varë këpucët pak para pushimit të Kupës së Botës.

E.Ç (Dosja.al)

pique barcelona

Sondazh

Poll