Bota

Shkarkohet drejtori i Policisë në Veri/ Petkoviç: I paligjshëm, lojë e Albin Kurtit. Bisedova me Lajçak

Ai shtoi se për çështjen e shkarkimit të drejtorit të policisë në veri ka biseduar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, të cilit, siç tha, i ka treguar se Kurti “nuk ka të drejtë të zëvendësojë” drejtorin e policisë për rajonin e veriut.

3 Nëntor 2022, 16:17 Nga e.k
Shkarkohet drejtori i Policisë në Veri/ Petkoviç: I
Petar Petkoviç

SERBI- Serbia ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës. Në një deklaratë për mediat Petar Pekoviç shprehet se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe ka ardhur pasi ai vendosi të mbrojë kolegët e tij, të cilët nuk donin që t'u jepnin qortime me shkrim shoferëve. 

Petkoviç e quan këtë një lojë të kryeministrit Albin Kurti për të zëvendësuat Nenad Gjuriç.

"Domethënë, arsyeja pse e shkarkuan Gjuriçin është se drejtori i drejtorisë në veri të Kosovës dhe Metohisë doli në mbrojtje të kolegëve të tij, pleqve, serbëve, të cilët morën vendim së bashku me kryetarët e 4 komunave në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe gazetës serbe që të mos i shqiptojnë asnjë vërejtje me shkrim shoferëve me targa “KM", tha ai në një deklaratë për mediat.

Ai shtoi se për çështjen e shkarkimit të drejtorit të policisë në veri ka biseduar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, të cilit, siç tha, i ka treguar se Kurti “nuk ka të drejtë të zëvendësojë” drejtorin e policisë për rajonin e veriut.

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç vjen pas refuzimit të këtij të fundit për të vendosur letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për targat. Ditën e djeshme ai u paralajmërua me shkarkim nga Policia e Kosovës ndërkohë ditën e sotme u mor dhe vendimi për shkakrimin e tij. Marrëveshja për reciprocitetin e targave është shoqëruar me tensione të shumta në Veri duke bërë që Policia e Kosovës të jetë në gatishmëri dhe të marra masa shtesë për rendin dhe sigurinë. Gjithashtu dhe trupat e KFOR kanë bërë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të vepruar në rast se rrezikohet stabilitetit. Mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur akuzat e ndërsjellta ndërkohë që ushtria serbe është vënë në "alarm të kuq" për çdo rast. 

reciprociteti per targat petar petkoviç

Sondazh

Poll