Bota

Shkarkohet drejtori i Policisë në Veri të Kosovës, refuzoi të jepte fletë qortuese

Lajmi është konfirmuar ngfa Policia e Koosvës, e cila bën me dije se vendimi për shkarkimin e tij vjen pasin ai nuk zbatoi urdhërin për shpërndarjen e letrave qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatonin reciprocitetin e targave. 

3 Nëntor 2022, 16:07 Nga e.k

Shkarkohet drejtori i Policisë në Veri të Kosovës, refuzoi

KOSOVË- Është shkakrkuar nga detyra drejtori i Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila bën me dije se vendimi për shkarkimin e tij vjen pasin ai nuk zbatoi urdhërin për shpërndarjen e letrave qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatonin reciprocitetin e targave. 

“Me datë 03.11.2022, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare. Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”, thuhet në njoftim e Policisë.

Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç vjen pas refuzimit të këtij të fundit për të vendosur letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për targat. Ditën e djeshme ai u paralajmërua me shkarkim nga Policia e Kosovës ndërkohë ditën e sotme u mor dhe vendimi për shkakrimin e tij. Marrëveshja për reciprocitetin e targave është shoqëruar me tensione të shumta në Veri duke bërë që Policia e Kosovës të jetë në gatishmëri dhe të marra masa shtesë për rendin dhe sigurinë. Gjithashtu dhe trupat e KFOR kanë bërë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të vepruar në rast se rrezikohet stabilitetit. Mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur akuzat e ndërsjellta ndërkohë që ushtria serbe është vënë në "alarm të kuq" për çdo rast. 

 nenad gjuriç

Sondazh

Poll