Bota

Kërcënohet me jetë ish-infermierja e ‘Orenda’-s: Kam për të shfarosur si familje

Ajo pretendon se kërcënimi i saj, po ashtu edhe mesazhe të tjera që i kanë mbërritur në profilet e saj të rrjeteve sociale, ndërlidhen me të kaluarën e saj në qendrën “Orenda”.

3 Nëntor 2022, 15:51 Nga I.A
Kërcënohet me jetë ish-infermierja e ‘Orenda’-s: Kam
Valmira Gergoci

KOSOVË- Ish-infermierja e “Orendës”, Valmira Gergoci, e cila ka dëshmuar se ka pasur marrëdhënie të mira me të moshuarën në periudhën sa punonte në Shtëpinë e të Moshuarve, është kërcënuar me jetë nga një person në rrjetet sociale. Gergoci e ka publikuar mesazhin e plotë në llogarinë e saj personale në Instagram. Ajo pretendon se kërcënimi i saj, po ashtu edhe mesazhe të tjera që i kanë mbërritur në profilet e saj të rrjeteve sociale, ndërlidhen me të kaluarën e saj në qendrën “Orenda”.

“Ka me ardh me familje e me krejt kam me ti faru”, i është drejtuar ish-infermieres, personi me emrin Adrian përmes një mesazhi në rrjetin social Instagram.

Kërcënohet me jetë ish-infermierja e ‘Orenda’-s: Kam
Kercenimi

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

valmira gergoci dhunohet e moshuara ne peje orenda

Sondazh

Poll