Bota

Dhunimi i së moshuarës në Pejë, Dhoma e Infermierëve i heq licensën 4 punonjëseve të qendrës "Orenda"

Oda e Infermierëve njofton se vendimi është marrë në një mbledhje urgjente me prokurorin, këshillin etik dhe kryetarin e OIK.

3 Nëntor 2022, 14:29 Nga d.a.
Dhunimi i së moshuarës në Pejë, Dhoma
Aurona Pelaj

KOSOVË- Dhoma e Infermierëve të Kosovës, pas publikimit të videos ku dhunohej e moshuara në Pejë, ka vendosur që të pezullojë licensat dhe heqjen nga regjistri i Odës për infermieret, Aurona Pelaj, Giltiana Neziri, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi – Gashi.

Dhoma e Infermierëve njofton se vendimi është marrë në një mbledhje urgjente me prokurorin, këshillin etik dhe kryetarin e OIK.

Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve të Kosovës:

U mbajt takimi urgjent me Prokurorin, Këshillin Etik, dhe Kryetarin e OIK

Sot me datë 03.11.2022 me fillim nga ora 11:00 u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me  ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur diten e djeshme në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqëve “Orenda” në Pejë, në të cilin u nxorr vendim për tërheqje e Licencës dhe fshirje e Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i OIK për anëtarët:

1. Aurona Pelaj me numër të anëtarësisë OIK-1033/22, profili shëndetësor “Bachelor i Shkencave në Infermieri” numër të licencës KO-37133/A-06-20;

2. Altina Rexhepi me numër të anëtarësisë OIK-279/21, profili shëndetësor “Bachelor i Mamisë” me numër të licencës KO-32611/A-06-1;

3. Giltiana Neziri me numër të anëtarësisë OIK-1376/19, profili shëndetësorë “Infermiere e Përgjithshme”;

4. Remzije Kuqi – Gashi me numër të anëtarësisë OIK-7262/18, profili shëndetësorë “Teknik i Mjekësisë” me numër të licencës KO-27194/A-05-20.

Këshilli Etik me propozim urgjent të Prokurorit të OIK si dhe duke u mbështetur në Raportin e Inspektoratit Shëndetësorë të Kosovës me Nr. Prot 05-3044 të datës 03.11.2022, nxori vendimin si në dispozitiv.

Prokuroria angazhon psikiatër për të moshuarën, po heton nëse ka pasur abuzime tjera në Shtëpinë e Pleqve

Prokuroria angazhon psikiatër për të moshuarën, po heton nëse ka pasur abuzime tjera në Shtëpinë e Pleqve

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

aurona pelaj giltiana neziri altina rexhepi remzije kuqi – gashi minire nura

Sondazh

Poll