Aktualitet

Ambulanca përplaset me dy automjete, katër persona në gjendje të rëndë (Foto)

29 Gusht 2019, 05:13 Nga DOSJA
Ambulanca përplaset me dy automjete, katër persona në gjendje

FUSHË KRUJË– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë një aksidenti të rëndë automobilistik, ku janë përfshirë një ambulancë dhe dy makina të tipit “Wolkswagen” dhe “Mini cooper”. Mësohet se ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së kaluar në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë.

Dy prej të plagosurve janë Hysni Lifa dhe Ideal Palushi, të cilët janë dërguar fillimisht në spitalin e Fushë Krujës, ndërsa më pas janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Tek Trauma ndodhen edhe dy të plagosurit e tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë, shkak për këtë aksident mësohet se është bërë ndërhyrja e gabuar e mjetit “Wolkswagen” me targë “AA 748 IU” dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte ambulanca. Automjeti tjetër tip “Mini cooper” mban targën AA 200AP.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident fushe kruje tirane hysni lifa ideal palushi kater te plagosur aksident fushe kruje tirane hysni lifa ideal palushi kater te plagosur

Sondazh

Poll