Art&Argëtim

Flor Gjini bën deklaratën e fortë për Bora Zemanin: Me puthje fitojnë vendin e punës

Ai u shpreh se nuk dëshiron ta marrë vëmendjen me puthje, referuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn.

2 Nëntor 2022, 12:00 Nga A.B
Flor Gjini bën deklaratën e fortë për Bora Zemanin: Me
Bora Zemani dhe Flor Gjini

TIRANË- Moderatori Flor Gjini ka ironizuar moderatoren Bora Zemani dhe Donald Veshajn. Në një intervistë për “Natë me Aulonën, ai tregoi se kisht biseduar për të qenë pjesë e “Dancing with the Stars”, konkretisht në “Gold Room” mirëpo duket se kjo nuk ishte realizuar. Arsyen nuk e tregoi.

Ndonëse nuk përmendi emra, ai u shpreh se nuk dëshiron ta marrë vëmendjen me puthje, referuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn.

Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”- u shpreh ai.

Kujtojmë se Bora dhe Donaldi u komentuan gjerë e gjatë në media pas puthjes së shumëpërfolur. 

bora zemani flor gjini

Sondazh

Poll