Art&Argëtim

"I mbaj 24 orë ndezur radarët", Silva Gunbardhi flet për raportin me Dafin: Nuk jam xheloze, ai kujdeset shumë për mua

Gunbardhi shtoi se ai kujdeset shumë për të dhe se nuk i ka lënë ndonjë shkak për t'u ndjerë xheloze dhe pse me shaka shtoi se i mban gjithmonë ndezur "radarët".

2 Nëntor 2022, 15:32 Nga e.k
"I mbaj 24 orë ndezur radarët", Silva Gunbardhi flet
Silva Gunbardhi

TIRANË- Këngëtarja e njohur për publikun Silva Gunbardhi, e cila është e njohur për thjeshtësinë e saj dhe deklaratat e sinqerta këtë radhë ka folur për raportin me bashkëshortin e saj, këngëtarin Dafi. Në një intervistë në emisionin "Rudina" ajo tha se nuk është xheloze. Gunbardhi shtoi se ai kujdeset shumë për të dhe se nuk i ka lënë ndonjë shkak për t'u ndjerë keq dhe pse me shaka shtoi se i mban gjithmonë ndezur "radarët".

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Rudina Magjistari: Kur ti je ndier vërtet xheloze me Dafin? Ka pasur ndonjë situatë?

Silva Gunbardhi: Unë kam 9 vjet me Dafin, sinqerisht jam shumë e qetë.

Rudina Magjistari: Ndoshta dhe që s’e ke thënë. E ke ndier në ndonjë moment dhe do ia thoje tani, e mban mend atëherë?

Silva Gunbardhi: Unë çfarë kam e them. Njerëzit që kam afër e dinë që unë gjithmonë e shpreh. Nuk jam ndier, sinqerisht nuk jam ndier në siklet ndonjëherë. Më respekton shumë dhe tregon shumë kujdes. Ndoshta është kujdes vërtet, por sa i përket radarit tim nuk kam parë ndonjë gjë të sikletshme.

Rudina Magjistari: Pra radari kontrollon gjithçka?

Silva Gunbardhi: Radari rreth e rrotull…

Rudina Magjistari: Është në gjendje punë 24 në 24?

Silva Gunbardhi: I kam sensorët të gjitha të ndezura edhe kur fle gjumë.

silva gunbardhi

Sondazh

Poll