Bota

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë/ Merren në pyetje personeli dhe të moshuarit, ka dyshime për raste të tjera dhune

Juniku theksoi se prokuroria është ende në fazën hetimore, dhe se nuk do të ndalen derisa ky rast të zbardhet.

3 Nëntor 2022, 08:13 Nga a.l
Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë/ Merren në pyetje
Peje
Pamje nga dhunimi i gruas

PEJË- Prokuroria e Pejës pritet të marrë sot në pyetje të gjithë personelin e azilit të të moshuarve "Orenda" në Pejë, pas skandalit të dhunës ndaj të moshuarës nga kujdestarja dhe 3 punonjëse të qendrës. Poashtu do të merren në pyetje edhe të moshuarit për të zbuluar nëse raste të tilla të keqtrajtimit janë përsëritur. Prokurori i Pejës, Dorian Juniku, në Debat Plus, ka bërë të ditur se prokuroria ka informacione se në këtë Qendër mund të ketë raste të tjera të dhunës. Juniku theksoi se prokuroria është ende në fazën hetimore, dhe se nuk do të ndalen derisa ky rast të zbardhet.

Jemi në fazën fillestare hetimore, që në fund të kompletojmë rastin dhe të kemi një pasqyre të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk do të ndalemi deri sa të sqarohet i gjithë rasti. Është autorizuar policia, që të vazhdojë edhe të personelit, por edhe të tjerëve që janë vendosur aty. Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët”, ka vijuar ai.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UçK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve./Dosja.al

dhunohet e moshuara ne peje miniere nurja

Sondazh

Poll