Aktualitet

E moshuara e dhunuar në Pejë, aktorja tregon si e siguroi videon: Ma dërguan në rrjetet sociale

Ajo tha se pasi ka parë videon e dërguar, vendosi që ta publikonte në rrjetet sociale dhe më pas mediat të kontaktonte mediat.

2 Nëntor 2022, 23:16 Nga F.M
E moshuara e dhunuar në Pejë, aktorja tregon si e siguroi videon: Ma
Aktorja Kaltrina Zeneli

TIRANË- Aktorja Kaltrina Zeneli tha se videon ku shihej e moshuara duke u dhunuar ia kishin dërguar. Në një lidhje në "Opinion", Zeneli shpjegoi se videoja i është dërguar në rrjetet sociale nga një person i panjohur që i kishte kërkuar ndihmë se si mund të denonconte një rast dhune. Ajo tha se pasi ka parë videon e dërguar, vendosi që ta publikonte në rrjetet sociale dhe më pas mediat të kontaktonte mediat.

“Më ka ardhur prej një personi të panjohur më ka shkruar në rrjetet sociale dhe më ka pyetur një dhunë dhe fillimisht nuk më ka treguar se për çfarë bëhej fjalë. I thash thirr policinë. Më tha më gjej një numër, më vonë thash a ka shkuar në polici. E di, më ka dërguar videon, nuk më është dashur më shumë, më është lutur që të mos e tregoj se kush është ai person. Kur e pash jam shtanguar, isha në prova dhe vetëm kam mbetur. E kam marrë videon dhe e kam postuar, pastaj nuk dija unë kujt ti drejtohesha. E publikova në rrjetet sociale dhe etiketova mediat, pastaj kam filluar të thërres kolegët e mi që punojnë në media dhe iu kam kërkuar të marrin masa. Pasi kanë marrë videon kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes”,-tha Zeneli.

kaltrina zeneli dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll